Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Teknologji > Elon Musk thotë me humor se ka krijuar ‘chatbot-in’ më të mirë deri tani
Teknologji

Elon Musk thotë me humor se ka krijuar ‘chatbot-in’ më të mirë deri tani

Published 09/11/2023
Share
SHARE

Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok në faqen e tij të mediave sociale X, dikur Twitter, por deri më tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi ai në X, përpara publikimit të tij.

Musk u mburr se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”. Gjithashtu Musk tha se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.

- Advertisement -

Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën… sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër ndjekjes së idesë.

Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale si Grok janë kritikuar gjerësisht për përfshirjen e gabimeve themelore ndërsa duken shumë bindëse në stilin e tyre të të shkruarit.

Ekipi pas Grok xAI u lançua në korrik, duke u mbështetur në talente nga firma të tjera kërkimore të AI. Është një kompani e veçantë, por e lidhur ngushtë me ndërmarrjet e tjera X të Musk dhe firmën e makinave elektrike, Tesla.

Në fillim të këtij viti, Musk tha se donte që versioni i tij i AI të ishte “një AI maksimale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.

Musk tha se një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e disa rivalëve, megjithëse përgjigjet gjithnjë e më të përditësuara janë të disponueshme për klientët që paguajnë.

- Advertisement -

Grok është aktualisht në një format provë ose “beta”, por më vonë do të jetë i disponueshëm për abonentët me pagesë të X. Musk tha vonë të dielën se chatbot do të “ndërtohet në aplikacionin X dhe do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur”.

KosPress Portal 09/11/2023
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Vazhdon tentativa e 13-të për formimin e Kuvendit
Lajme 09/05/2025
Gjestit i mbërrijnë urimet – Po Egli, a tha diçka për ditëlindjen e tij?
Roze 08/05/2025
Gjesti feston ditëlindjen – A e dini kush e uroi i pari?
Roze 08/05/2025
Prizren: Vajza 15-vjeçare vritet, babai i dyshuar për sulm ndaj gruas dhe fëmijëve
Lajme 08/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Teknologji

DW analizon: Pyetjet që DeepSeek i Kinës nuk arrin t’i përgjigjet

04/02/2025
Teknologji

A mund të ndihmojë teknologjia në nxitjen e qëndrueshmërisë?

29/01/2025
Teknologji

Elon Musk shpall lansimin e Starlink në Kosovë

23/12/2024
Teknologji

WhatsApp prezanton mundësinë e transkriptimit të mesazheve zanore

25/11/2024

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?