Tashmë është zyrtare: Simone Inzaghi rinovon kontratën me Inter deri në 2025. Ky përfundim ishte i pritshëm pasi palët ishin në negociata prej kohësh, përpara finales së Champions League. Palët gjetën në këtë mënyrë akordin për rinovimin e kontratës me një tjetër vit, pasi kontrata aktuale përfundonte në 2024. Inzaghi do të përfitojë nga kontrata e re 5,5 milionë euro, plus bonuse të ndryshme.
Firma mbi kontratë vjen në një moment shumë pozitiv pasi zikaltërit i kanë bërë një nisje perfekte sezonin me 3 fitore në 3 ndeshje.