Klubi i Chelsea nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se mbrojtësi Thiago Silva do të mungojë për 5-6 javët e ardhshme.
Mbrojtësi Silva i ka dëmtuar ligamentet në gjurin e tij, që janë konfirmuar pas kontrolleve nga mjekët.
Silva u dëmtua në sfidën ndaj Tottenham Hotspur këtë fundjavë dhe u detyrua të largohet nga loja në minutën e 19 të takimit.