Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, e ka konfirmuar se në fund të sezonit do të largohet nga klubi francez.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Mbappe largimin e tij e ka konfirmuar sot për herë të parë publikisht.
“Kylian Mbappe e konfirmon për herë të parë në publik se ai do ta lë PSG-në në fund të sezonit, ka marrë fund”, shkroi Romano, transmeton Klankosova.tv.
Mbappe është i lidhur ngushtë me një kalim te Real Madridi, i cili kalim tashmë duket i pashmangshëm.