Chelsea ka njoftuar se Frank Lampard është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.
Ky është një rikthim në “Stamford Bridge” për anglezin, pasi e kishte drejtuar Chelsean në 84 ndeshje, duke përfshirë edhe një finale të FA Cup.
Pronarët Todd Boehly dhe Behdad Eghbali u shprehën të lumtur me rikthimin e Lampardit në krye të skuadrës.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Frankun në “Stamford Bridge”. Frank është një një legjendë e këtij klubi. Ndërsa vazhdojmë procesin tonë kërkues për një trajner të përhershëm, ne duam t’i ofrojmë klubit dhe tifozëve tanë një plan të qartë dhe të qëndrueshëm për pjesën e mbetur të sezonit. Ne duam t’i japim vetes shans për sukses dhe Frank ka të gjitha karakteristikat dhe cilësitë që na duhen për të na çuar në rrugën e duhur”, thanë ata..
- Advertisement -
Lampard do të debutojë të shtunën kundër Wolves në Premier Ligë dhe më pas vjen ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit javën e ardhshme.