Arsenali tani mund të fokusohet në shitjet e lojtarëve, pas shpenzimeve të mëdha të transferimeve në hyrje të Declan Rice, Kai Havertz dhe Jurrien Timber, sipas Fabrizio Romano, në rubrikën e tij ekskluzive për “CaughtOffside”.
“Topçinjtë” po kalojnë një verë të shkëlqyer deri më tani, me Romano që konfirmon se tani klubi londinez do ta kthejë vëmendjen në largimin e lojtarëve të padëshiruar. Sipas Romano, njëri prej tyre do të jetë Nicolas Pepe, i cili po kthehet nga huazimi te Nice, ndërsa kalimi i Granit Xhakës te Bayer Leverkusen, gjithashtu ka marrë “dritën jeshile”.
Thomas Partey është një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit është në dyshim. Të dy, Partey dhe Xhaka ishin interpretues jashtëzakonisht të rëndësishëm për skuadrën e Mikel Artetës sezonin e kaluar, por tifozët me siguri do të kenë besim në këtë punë të madhe rindërtimi që po ndodh në “Emirates këtë verë”.
Dhe ja ku jemi tani. Granit Xhaka te Bayer Leverkusen, marrëveshje e kryer përfundimisht. Akordi i arritur në maj mes klubit të Bundesligës dhe mesfushorit shqiptar tani po nënshkruhet midis klubeve. “Drita jeshile” mbërriti pas marrëveshjes me Rice.
- Advertisement -
Arsenali do të marrë 25 milionë euro tarifë për kartonin e Xhakës. Mësohet se kapiteni shqiptar i Zvicrës do të nënshkruajë deri në qershor 2028, pra një marrëveshje 5-vjeçare me Bayer Leverkusen. Ky është rikthim në Bundesligë për të.