Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, të premten ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e tetorit.
Helvetët më 12 tetor do të përballet me Izraelin në udhëtim, ndërkohë tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë.
Në listën e Yakin bëjnë pjesë edhe dyshja me prejardhje shqiptar, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, derisa nuk jashtë listës ka mbetur Ardon Jashari dhe Uran Bislimi.
“Helvetikët” janë lider të Grupit I me 14 pikë. Ndërkaq, Kosova është e parafundit me 4 pikë dhe pa gjasa për kualifikim.