Interi është finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, pas një beteje epike ndaj Barcelonës që u vendos vetëm në kohën shtesë. Pas dy barazimeve spektakolare 3:3 në të dyja takimet, zikaltërit arritën të triumfojnë 4:3 falë një performance dramatike në “San Siro”.
Skuadra italiane nisi fuqishëm ndeshjen, duke ndërtuar një epërsi prej 2:0 në pjesën e parë me golat e Lautaro Martinezit (21’) dhe Hakan Calhanoglut nga pika e bardhë (45+1’). Por në pjesën e dytë, katalanasit u rikthyen me vrull: Eric Garcia ngushtoi rezultatin në minutën e 54-t, ndërsa Dani Olmo barazoi në të 60-n.
Drama vazhdoi në minutat e fundit. Raphinha i dha Barcelonës avantazhin në të 88-n, duke lënë përshtypjen se katalanasit ishin drejt finales. Megjithatë, Francesco Acerbi shënoi golin e barazimit në minutat shtesë (90+3’) dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Atje, Davide Frattesi – heroi i çerekfinales kundër Bayernit – shënoi golin vendimtar në minutën e 99-të, duke çuar Interin në finalen e madhe që do të zhvillohet në Mynih.
- Advertisement -
Tani, zikaltërit presin fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal mes Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit.