Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, ka folur me rastin e ditëlindjes së tij të 51-të në “Téléfoot”. Francezi u shpreh kështu për ish-sulmuesin e tij në kohën e “Los Blancos”:
“Nëse ka një lojtar që më bën ende të kërcej nga karrigia ime, ai është Karim Benzema, ndoshta edhe Luka Modric. Ata janë lojtarë që, kur mendon se janë gati për ta humbur topin, gjithmonë arrijnë të shpëtojnë.
Janë ata që më çmendin më shumë se të tjerët, ata që bëjnë diferencën. Lum ata që kanë fatin t’i kenë në skuadër. Mbappé? Shpresoj që një ditë ai do të fitojë “Topin e Artë” dhe shumë tituj të tjerë. Jam një nga fansat e tij të mëdhenj”.
Zidane foli edhe për rikthimin e tij të mundshëm në pankinë: “Shpresoj se mund t’i rikthehem stërvitjes së shpejti. Më mungon ajo adrenalinë, më duhet. Nuk kam stërvitur ndoshta prej dy vitesh, por jam i sigurt se do të vijë koha. Nuk mund të bësh pa futboll kur të pëlqen ky sport”.