Trajneri Zinedine Zidane pritet që sezonin e ardhshëm të jetë në krye të skuadrës së Paris Saint-Germain.
Shumë media kanë raportuar se drejtuesit e Parisit po insistojnë në angazhimin e Zidanet, i cili është papunë prej vitit 2021 kur u largua nga Real Madridi.
Madje, thuhet se negociatat mes palëve tashmë kanë nisur dhe marrëveshja mund të arrihet së shpejti.
Zidane te PSG-ja do ta zëvendësojë Christoph Galtierin, i cili do të shkarkohet në fund të sezonit për shkak të dështimit në Ligën e Kampionëve.
- Advertisement -
Galtier mori drejtimin e PSG-së verën e shkuar dhe ka kontratë deri në vitin e ardhshëm.