Zhoao Kanselo edhe zyrtarisht është lojtar i ri i Bajern Munihut. Lojtari portugez u prezantua zyrtarisht nga klubi bavaraz, ku gjithashtu ka thënë edhe fjalët e tij të para si lojtar i kampionit aktual të Gjermanisë.
“Bajerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motivim i madh për mua që të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. E di që kjo skuadër jeton vetëm për të fituar tituj dhe e bën këtë gjë çdo vit. Jam i uritur për fitore, do të jap gjithçka”, është shprehur Kanselo.