Performancat në fushën e lojës, po i japin frytet e saj edhe jashtë saj.
Edon Zhegrova ka pasur një rritje konstante në formën e tij, gjersa kjo ka bërë që edhe vlera e tij në treg të shënojë rritje.
Zhegrova tregoi paraqitje të mira në sezonin që lamë pas, dhe kështu, vlera e tij është rritur prapë, shkruan “Gazeta Express”.
Kësaj here, sulmuesi kosovar ka arritur një vlerë rekord, në krahasim me lojtarët tjerë kosovar.
- Advertisement -
Zhegrova vlerësohet me 25 milionë euro, duke kaluar Amir Rrahmanin e Vedat Muriqin, që po ashtu janë paraqitur mjaftë mirë sezonin e sapo përfunduar.
Forma që 25-vjeçari e shfaqi në të gjitha kompeticionet me Lillen, ka ndikuar që të shfaqet interesim i madh për të edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane.
Edoni këtë edicion arriti numër dyshifror të golave e të asisteve me fanellën e Lille.
Sulmuesi anësor shënoi 12 gola e dhuroi 10 asistime, në 47 paraqitje në të gjitha garat.
Zhegrova është aktualisht i grumbulluar me kombëtaren e Kosovës, ku të mërkurën mundet përsëri të lë shenja në fushën e lojës.