Ish-futbollisti i Interit, Javier Zanetti, nuk dëshiron që Real Madrid të jetë ekipi kundër të cilit skuadra nga Milano mund të luajë në finale të Champions League.
Inter ka eliminuar Milanin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 3-0 dhe ish-futbollisti argjentinas do të parapëlqente një ndeshje me Manchester Cityn.
“Unë thjesht shpresoj që të mos ndeshemi me Real Madridin, sepse duket sikur ky kompeticion është krijuar që ata të fitojnë”, ka thënë Zanetti. “Kjo skuadër e Interit nuk ka bërë zhurmë dhe me meritë ka arritur në finale. Ky grup e meritonte të arrinte në finale për herë të parë pas trembëdhjetë vitesh”.
Sonte zhvillohet ndeshja e dytë e gjysmëfinales Manchester City – Real Madrid, ku pas barazimit nga ndeshja e parë në Spanjë pritet të sqarohet përfundimisht se kush do të luajë kundër Interit.