Lamine Yamal nuk ka frikë nga askush, më së paku nga PSG. Talenti i Barcelonës, i lindur në vitin 2007, i intervistuar nga “Mundo Deportivo”, foli kështu për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Po e pres me entuziazëm të madh. Është ndeshja ime e parë në këtë pikë të kompeticionit, një ëndërr që po më realizohet qysh 16 vjeç”.
Çfarë duhet të bëni për të mundur PSG-në?
Të luaj siç dimë ne. Motoja jonë është ta dominojmë kundërshtarin. Këto ndeshje vendosen nga detajet. Nëse njëra skuadër dështon, tjetra përfiton. Në Champions League, mbi të gjitha, duhet të luash me intensitet të madh.
A e ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve në “Wembley”?
- Advertisement -
Pse jo. Të gjitha skuadrat tani kanë të njëjtat shanse për triumf. Të mposhtim PSG-në si fillim, më pas gjithçka mund të ndodhë në gjysmëfinale.
A ka një ndjenjë të veçantë para ndeshjes me PSG? Çfarë i thoni njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes?
Të gjithë jemi të fokusuar te ndeshja e së mërkurës, e cila do të jetë një nga më të rëndësishmet e sezonit.
Ju do të duhet të ndihmoni Koundé ose Araujo duke bllokuar krahun e Mbappé…
Nuk do ta bëj këtë vetëm ndaj Mbappe, gjithmonë përpiqem ta bllokoj anësorin kundërshtar që është në krahun tim. Kjo ka ndodhur tashmë me Kvaratskhelia.
- Advertisement -
Një tjetër gjë e çmendur do të ishte po të shënoje një gol në këtë Champions League. A e dini se çfarë do të ndodhte?
Po, do të vendosja rekordin e shënuesit më të ri në historinë e kompeticionit, apo jo? Unë nuk premtoj asgjë, thjesht imagjinoj se si do të ndihej nëna ose babai im. Shpresoj se ky gol mund të vijë shpejt.
Parashikimi juaj, një rezultat për të mërkurën?
- Advertisement -
0-1. Kush shënon? Unë.