Basketbollisti i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo, një nga yjet e këtij sporti, ka ironizuar në lidhje me lajmet se arabët ofrojnë 300 milionë euro për sulmuesin Kylian Mbappe.
Një ofertë që ka ardhur nga skuadra e Al Hilal, për të cilën PSG ka dhënë miratimin e saj. Për këtë arsye, greku Antetokounmpo, ka bërë një propozim të veçantë arabëve. Përmes rrjeteve sociale, ylli i NBA i shkruan klubeve arabe:
“Mund të merrni edhe mua, i ngjaj Kylian Mbappe”, ka shkruar duke qeshur basketbollisti. Nuk ka munguar edhe replika e vetë sulmuesit francez, që është mjaftuar me disa ikona, ku tregohet i qeshur nga kjo kërkesë e Giannis.
Al Hilal you can take me. I look like Kylian Mbappe 😂😂👀 pic.twitter.com/VH0syez3VX
- Advertisement -
— Giannis Antetokounmpo (@Giannis_An34) July 24, 2023