Xherdan Shaqiri shumë shpejt mund të rikthehet në Evropë, pasi interesimi nga klubet evropiane nuk po mungon për shkak të paraqitjeve të mira në Botërorin e fundit.
Sipas medieve turke, Ahmet Bulut, i cili është menaxher i shumë yjeve të ardhur në Superligën turke, e ka rekomanduar yllin 31-vjeçar te Trabzonspor.
Bulut u tha drejtuesve të Trabzonspor, “Shaqiri nuk është i lumtur në MLS. Ai dëshiron të kthehet sërish në Evropë. Ai është në formë të shkëlqyer tani. Nëse e konsideroni atë në listën tuaj, unë mund të flas dhe ta bind”, tha ai.
Shaqiri për momentin ka kontratë me Chicago Fire, deri në fund të vitit 2024.