Xherdan Shaqiri ka thënë se është koha për t`i thënë lamtumirë kombëtares së Zvicrës.
“Shtatë gara, shumë gola, 14 vite me ekipin A të kombëtares së Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Koha që t’i them lamtumirë kombëtares”, ka shkruar Shaqiri në Facebook. Ai kishte karrierë impresive te Zvicra.
Futbollisti ka falënderuar të gjithë për mbështetjen, duke theksuar se do të mbeten kujtimet e bukura nga kjo përvojë.
Shaqiri ka kaluar në të gjitha grupmoshat me Zvicrën, ndërsa debutimin me ekipin e parë të ‘Helvetikëve’, ai e kishte bërë më 3 mars 2010. Në 125 paraqitje me Zvicrën, Shaqiri ka shënuar 32 gola, ndërsa ka bërë 34 asistime.
- Advertisement -
Gjithashtu Shaqiri mban rekordin si lojtari i parë që ka shënuar në gjashtë turnetë e mëdha të fundit.