Kombëtarja e Zvicrës ka publikuar fanellat që do t’i përdorë në Kampionatin Evropian, që do të nis në muajin qershor në Gjermani.
Kapiteni i Helvetikëve, Granit Xhaka ka thënë se mezi pret t’i vesh fanellat e reja në fushë.
“Mezi pres që së shpejti të vesh fanellat e reja në fushë. Së bashku me tifozët tanë do të japim gjithçka për të përjetuar një kampionat evropian të suksesshëm këtë verë”, u shpreh Xhaka.
Fanellat e reja të Zvicrës janë të frytëmzuar nga tradicionalja, duke kombinuar trashëgiminë kulturore të vendit, me malet alpine.
- Advertisement -
Por nuk është vetëm dizajni i fanellave që bën përshtypje: germa në qafë paraqet emrin e vendit në secilën nga katër gjuhët zyrtare – Zvicër në gjermanisht, Suisse në frëngjisht, Svizzera në italisht dhe Svizra në romanisht.
Përndryshe, Zvicra është në grup me nikoqirin Gjermaninë, Hungarinë dhe Skocinë.