Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, konsideron se Mikel Arteta është njeriu i duhur për ta çuar klubin përpara.
Shpresat e skuadrës nga Londra për titull në Premier League u shuan të shtunën pas humbjes 1-0 nga Nottingham Forest.
“Ai është më shumë se trajneri i i duhur për këtë ekip. Ne nuk kemi nevojë të harrojmë se si kemi punuar për njëmbëdhjetë muaj. Jemi këtu ku jemi, meritojmë të jemi këtu ku jemi dhe le të shohim se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm. Duhet të jemi të gatshëm për ta bërë hapin tjetër”, ka thënë Xhaka.
Manchester City pas fitores nga Chelsea ka fituar titullin kampion për të pestën herë.