Xavi Hernández, trajneri i Barcelonës, përsëriti shpresën e tij për të qenë në gjendje të rikuperojë një nga lojtarët e lënduar përpara “El Clasico” së të shtunës në “Montjuïc” kundër Real Madridit.
Asnjëri prej tyre nuk është përfshirë për ndeshjen e kësaj të mërkure në fazën e grupeve të Champions League, por trajneri blaugrana nuk përjashtoi që brenda pak ditësh të mund të llogarisë në disa prej lojtarëve të rëndësishëm, që nuk i ka ende në dispozicion.
“Ata nuk janë ende në 100%, prandaj nuk figurojnë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen kundër Shakhar. Evolucioni dhe ndjenjat e tyre do të përcaktojnë rikthimin, por personalisht jam ende optimist se njëri prej tyre do të jetë atje të shtunën, kundër Real Madridit”, – theksoi ai.
I pyetur drejtpërdrejt për Pedri, i cili tani është në muajin e dytë jashtë fushave, trajneri blaugrana pranoi se nuk do të nxitojë me të, sepse objektivi kryesor është të parandalojë rikthimin e dëmtimit të tij: “Ndjesitë përcaktohen nga lojtari, jeta e tij e përditshme. Ne përpiqemi të shmangim rikthimin me çdo kusht për të mos rrezikuar rikthimin e dëmtimit që ka pasur”.
- Advertisement -
Megjithatë, ai paralajmëroi se mungesat nuk e ndryshojnë objektivin konkurrues: të kualifikohet sa më shpejt në fazën tjetër të Champions League: “Është kjo që është, kemi shumë të lënduar, po, edhe Gavi është i pezulluar, por asgjë nuk përbën justifikim nëse nuk e mposhtim Shakhtarin”.
Xavi Hernandez ka të tjera gjëra për të menduar, para supersfidës së fundjavës ndaj Real Madridit në La Liga: “Nesër janë tri pikë kyçe në lojë për klasifikimin në grupin e Champions League. Është jetike të grumbullojmë 9 pikë nga 9 të mundshme, që ta kalojmë me sukses fazën e grupeve.
Nuk i zë besë aspak Shaktharit, një skuadër që disa vite më parë ndoshta kishte më shumë aspirata, por nuk ka reshtur kurrë së qeni konkurruese. Ukrainasit janë një kundërshtar fizik, i pajisur mirë teknikisht, luajnë pa frikë, sulmojnë me gëzim. Mund të na vënë në vështirësi, kurrsesi nuk duhet t’i marrim lehtë”.