Një spanjoll është kandidati kryesor për marrjen e drejtimit të Tottenhamit në fundin e sezonit. Drejtuesit e Spurs po studiojnë alternativa të ndryshme për stolin.
Xabi Alonso ëshë i preferuari i presidentit Levy. Ish-mesfushori i njohur, po bën një punë fantastike në Bundesliga me Bayer Leverkusen.
41-vjeçari mori drejtimin e “Aspirinave” në tetorin e vitit të kaluar. Alonso ia ka dalë të rikthejë skuadrën te rezultat pozitive, duke zhvilluar një futboll të bukur dhe sulmues.
Bayer Leverkusen ka mbërritur në gjysmëfinalet e Europa League, aty ku do të sfidojë Romën e Jose Mourinhos.
- Advertisement -
Kandidat është edhe Arne Slot, i cili ka dominuar Eredivisie këtë sezon me Feyenoordin. Por, drejtuesit e klubit nga Roterdami duan ta mbajnë të paktën edhe një sezon.
Nuk duhen nënvlerësuar edhe kandidatura Julian Nagelsmann, ish-trajneri i Bayern Munchen, të cilin e tundon ideja e kalimit në Premier League.