Dikur në krye të Arsenalit për më shumë se dy dekada, aty ku i kushtoi gjithë jetën dhe karrierën e tij futbollistike, Arsene Wenger është rikthyer të flasë edhe njëherë pikërisht për Topçinjtë.
Ka një ndryshim të madh koha kur Wenger ishte në krye të Arsenal-it me kohën që po kalon në këto momente e sigurisht i gjithë grupi e blerjet janë më efikase e një skuadër që pritet shumë sipas francezit.
Arsene Wenger beson se Arsenali do të jetë në gjendje për të fituar Premier League-n sezonin e ardhshëm edhe nëse ata nuk arrijnë të fitojnë titullin këtë vit.
Topçinjtë kanë udhëhequr pjesën më të madhe të këtij sezoni, por pasi kanë fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit, ata kanë rënë pas Manchester City në tabelë.
- Advertisement -
Djemtë e Pep Guardiola-s janë tani favoritët e mëdhenj për të ruajtur kurorën e tyre dhe rënia e formës së Arsenal-it në një fazë vendimtare të sezonit ka lënë disa të pyesin nëse do të mund te rikuperoheshin për të pasur një sezon tjetër të fortë vitin e ardhshëm.
“Nëse nuk është këtë vit, do të jetë ndoshta vitin e ardhshëm, por cilësia është atje, e dini, dhe ekipi po ecën veçanërisht përpara, shumë i ri. Por më pëlqen mënyra se si luajnë, ata janë të lëvizsshëm, marrin vendime inteligjente në zonë, luajnë mirë së bashku dhe të gjithë përbërësit janë aty”, tha Wenger.