Sulmuesi Myrto Uzuni është ndër lojtarët më me vlerë të kombëtares shqiptare. Myrto Uzuni ka vlerë 6 milionë euro në treg, teksa klubi i La Ligas 2 në Spanjë i ka vendosur klauzolën prej 25 milionë eurosh nëse ndonjë klub kërkon ta ketë para qershorit të 2026, atëherë kur skadon edhe marrëveshja e beratasit me spanjollët e Granadas skadon.
Për momentin klauzola e tij është 12 milionë euro, me kontratën që parashikon edhe 13 milionë euro të tjera kur skuadra të ngjitet në elitë. Me 23 ndeshje të zhvilluara, Uzuni këtë sezon me Granadan ka shënuar 15 gola duke qenë golashënuesi më i mirë në ligë.