Ish-banori i Big Brother Vip Kosova Vedat Bajrami, është takuar me futbollistin Edon Zhegrova dhe me gazetarin e sportit, njëherësh edhe drejtor i Futbollit në Art Motion, Arlind Sadikun.
Në një fotografi të publikuar nga Sadiku shihen Bajrami dhe Zhegrova, mbishkrimi i të cilës është “Forca Kosova”.
Të njëjtën fotografi e ka ripostuar edhe Bajrami në profilin e tij në Instagram. Ai është edhe menaxher futbollisti Zhegrova. Të shtunën, Kosova do të luajë me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Kjo ndeshje do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.