Sulmuesi Vedat Muriqi është hero i Kombëtares së Kosovës pasi shënoi dygolësh në barazimin me Zvicrën.
Kosova dhe Zvicra ndanë pikët duket luajtur baras 2-2, të shtunën mbrëma, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
Përballja mes ‘Dardanëve’ dhe helvetëve, ka prodhuar një superndeshje e zhvilluar në pranin e mbi 13 mijë tifozëve të cilët krijuan një spektakël të bukur sportiv.
Pjesëloja e parë, ka dhuruar një sfidë joshëse. Ishte Freuler (14’), i cili zhbllokojë lojën duke kaluar Zvicrën në epërsi prej 0-1.
- Advertisement -
Në 45-të minutëshin e parë, Kombëtarja jonë u shfaq disa herë e rrezikshme, sidomos rast të mirë kishte Bernard Berisha, i cili dështojë të shënojë nga pozita ideale.
Lojë dinamike dhe tejet interesante është zhvilluar edhe në fraksionin e dytë të kësaj superpërballje.
Kombëtarja jonë në pjesëlojën e dytë, bëri një superndeshje. Fillimisht Vedat Muriqi (65’), shënoi gol më kokë duke barazuar shifrat në 1-1.
Mirëpo, gëzimi i Kosovës nuk ka zgjatur shumë pasi zviceranët sërish kaluan në epërsi falë autogolit të Rrahmanit (79’).
Dhe kur pritej se Zvicra do të triumfojë në këtë duel, në skenë del sërish Muriqi, i cili minutën e 90+4’, shtangi Zvicrën, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke ia siguruar një pikë të madhe Kombëtares sonë.
- Advertisement -
Kujtojmë së Kosova pas tri ditësh, Kosova do të luajë në Bukuresht kundër Rumanisë.
Rrahmani shënon në portën e gabuar, Zvicra sërish në epërsi
(E plotësuar) Gëzimi i Kosovës nuk ka zgjatur shumë në duel me Zvicrën.
- Advertisement -
‘Dardanët’ dhe helvetët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Grupit I të kualifikueseve për EURO 2024.
Zviceranët sërish kanë kaluar në epërsi prej 1-2, me autogolin e Amir Rrahmanit (79’).
Xherdan Shaqiri kreu shumicën e punës me një pasim të mrekullueshëm gjeti Rodriguez, që pastaj vetëm ia ktheu topin Freuler që goditi brenda zonës.
Goditje e zviceranit në përpjekje për ta larguar e dërgoi në rrjetë vetë kapiteni i Kosovës.