Gjyqi ndaj punonjësve shëndetësor për vdekjen e Diego Armando Maradonës, e ndodhur në vitin 2020, është shtyrë për 11 mars 2025. Një shtyrje e mëtejshme, duke pasur parasysh se seanca e parë ishte caktuar për në tetor. Punonjësit shëndetësor akuzohen për “neglizhencë të mundshme”, e ciladyshohet se ka çuar në vdekjen e ish-futbollistit. Për këtë çështje ka ndërhyrë Dalma Maradona, vajza e madhe e “El Pibe de Oro”, e lindur në vitin 1987 nga lidhja me Claudia Villafane:
“Për mua është gjithmonë zhgënjim që shtyhet gjyqi, por na kanë shpjeguar se ka arsye pse është pezulluar seanca e parë. Ne do t’i bëjmë të gjitha lëvizjet, nuk do të ndalemi për drejtësinë gjyqësore. Kemi shumë trishtim, sepse do të donim që gjithçka të kishte përfunduar dhe të gjithë fajtorët të dënoheshin. Sidoqoftë, unë do të sigurohem që të gjithë të dinë gjithçka”.
Tre të pandehurit kryesorë për vrasjen e dyshuar vullnetare të Maradonës janë neurokirurgu Leopoldo Luque, psikiatri Agustina Cosachov dhe psikologu Carlos Ángel Díaz. Ata, së bashku me pesë punonjës të tjerë shëndetësorë, akuzohen se e kanë vënë Diegon në “një situatë delikate dhe e kanë braktisur në fatin e tij”. Nëse dyshimet vërtetohen, ata përballen me 25 vite burg.