Pas humbjes së dhimbshme 4-0 të Real Madridit kundër Manchester Cityt, atmosfera në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos” është tronditur thellë. Megjithatë, është Carlo Ancelotti ai që e gjen veten duke u përballur me thirrjet në rritje për largimin e tij nga pankina e Merengues, edhe pse ka kontratë deri në fundin e sezonit të ardhshëm.
Kjo situatë ka bërë që vajza e Ancelottit, Katia, të shprehë zhgënjimin e saj në rrjetet sociale, duke synuar konkretisht një segment të caktuar të gazetarisë sportive. Në postimet e saj në Instagram, vajza e madhe e trajnerit italian shprehu pakënaqësinë karshi këtij trajtimi mediatik që po i bëjnë të atit: “Më vjen turp për standardet e shfaqura nga sektorë të caktuar të gazetarisë sportive”.
Katia vazhdoi kritikën e saj duke theksuar mungesën e dukshme të emaptisë së shfaqur nga disa gazetarë: “Djali im 8-vjeçar do të bënte më shumë pyetje me mend. Për të qenë të saktë, edhe djali im 5-vjeçar i kalon disa gazetarë në këtë drejtim, por kjo ndodh vetëm sepse më i vogla, 18 muajshe, nuk ka filluar ende të flasë”.