Sulmuesi i kombëtares Myrto Uzuni është goleadori i Granadës dhe La Liga 2 në Spanjë. Uzuni gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat duke udhëhequr listën e golashënuesve me 16 realizime.
Uzuni zhbllokoi sfidën ndaj Tenerifes, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të. Talenti nga Berati është padyshim lideri i Granadës në këtë sezon, teksa me golat e tij po e ndihmon skuadrën bardhëkuqe që të rikthehet në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo është ndeshja e katërt radhazi që 27-vjeçari shënon në kampionat me Granadën.