Ndryshe nga çdo vit tjetër, Harry Kane ka një “përbindësh” si rival në këtë sezon të Premier League, Erling Haaland. Pavarësisht se sulmuesi i Man.City ndodhet në kuotën e 28-të golave, 7 më shumë se Kane, kapiteni britanik vijon të synojë trofeun e “Këpucës së Artë”.
E fiton apo jo këtë trofe, Harry Kane mbetet një nga “bomberat” më të kërkuar në tregun e transferimeve:
“Erik në kërkim të së artës”, shkruan Daily Express në faqen e parë, duke iu referuar dëshirës së trajnerit të Man.United për të pasur në “Old Trafford” sulmuesin e Tottenham. Express shton se “djajtë e kuq” janë të gatshëm të investojnë 80 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e Kane.
Oferta e fundit e United në dyert e Tootenham ka pushtuar faqet e para të mediave britanike. “Oferta e United për Kane është e madhe”, shkruan Mirror.