Duke përdorur këtë portal, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Accept
KosPressKosPress
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Aa
KosPressKosPress
Aa
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • Op-Ed
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Search
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Roze
  • OP/ED
  • Roze
  • Arte
  • Teknologji
Follow US
  • Advertise
© 2023 KosPress. All Rights Reserved.
KosPress > Blog > Sport > Unai Emery sjell Asensio dhe Rashford për të luftuar në Champions League
Sport

Unai Emery sjell Asensio dhe Rashford për të luftuar në Champions League

Published 04/02/2025
Share
SHARE

Shitja milionëshe e Jhon Durán tek Al Nassr (77 milionë euro) e ka angazhuar Aston Villën fuqishëm në tregun e transferimeve.

Brenda më pak se 48 orësh, “villanët”, të udhëhequr nga dyshja Monchi-Vidagany, kanë bërë lëvizje të rëndësishme në këtë merkato dimërore. Aston Villa e drejtuar nga trajneri Emery, e cila ka arritur të pozicionohet mes tetë skuadrave të para në Champions League dhe ka rënë në një pjesë të favorshme të shortit, ka siguruar menjëherë dy lojtarë me shumë kualitet.

I pari është Marcus Rashford. Sulmuesi i Manchester United, i cili ka pasur probleme me trajnerin Amorim që nga ardhja e teknikut portugez në krye të “Djajve të Kuq”, ishte një nga yjet më të kërkuar të merkatos. “Para tij do të luajë edhe trajneri i portierëve”, – kishte thënë Amorim për Rashford, duke lënë të kuptohet se nuk llogaritej më në planet e tij.

Sulmuesi anglez kishte oferta nga Milani, e kërkoi edhe Barcelona (pa shumë seriozitet, pasi nuk mund ta përballonte financiarisht), por në fund e mori Emery. Aston Villa do të paguajë rreth 70% të pagës së lojtarit deri në qershor, duke siguruar një nga emrat më të mëdhenj të Premier League.

- Advertisement -

Përforcimi tjetër është Marco Asensio. Një dëshirë e vjetër e trajnerit bask, i cili u përpoq ta afronte kur lojtari u largua nga Real Madridi, por nuk ia doli, pasi spanjolli zgjodhi ofertën e PSG-së. Tani, me klubin parizien që i ka treguar derën e daljes, Asensio ka parë Aston Villën si mundësinë ideale për të rilindur. Klubi nga Birminghami do të paguajë tërësisht pagën e tij deri në qershor, ndërsa marrëveshja e huazimit nuk përfshin asnjë klauzolë blerjeje.

Emery ka siguruar dy lojtarë me peshë të madhe për repartin ofensiv të skuadrës. Me një mbrojtje të konsoliduar dhe me një nga portierët më të mirë në botë, Emiliano “Dibu” Martínez, Aston Villa po bëhet gjithnjë e më e frikshme. Sfida për trajnerin spanjoll është të rikthejë Rashfordin dhe Asension në formën e tyre më të mirë, t’i bëjë që të japin kontributin e tyre nga minuta e parë e ndeshjeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

KosPress Portal 04/02/2025
Share this Article
Facebook Twitter Copy Link Print
- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -

Lajmet e fundit

Kuvendi në krizë funksionimi – dështimi më i ri
Lajme 02/06/2025
Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh
Sport 30/05/2025
Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi
Sport 30/05/2025
Trafik armësh nga Kosova: 10 të arrestuar në Shqipëri pas operacionit policor
Lajme 30/05/2025

Na ndiqni

1k Followers Like
100 Followers Follow
100 Followers Pin
1k Followers Follow
100 Subscribers Subscribe
4.4k Followers Follow

Lexo me shume

Sport

Fillojnë punimet për stadiumin e ri në Anamoravë, investim prej 12.8 milionë eurosh

30/05/2025
Sport

Berisha i papërmbajtshëm: Dy pritje, një gol dhe një trofe në Suedi

30/05/2025
Sport

Chelsea fiton trofeun që i mungonte, Maresca premton: Champions-i është synimi (VIDEO)

29/05/2025
Sport

Conference League drejt fundit – Chelsea hyn si favorit në finale

28/05/2025

y portal mirëmbahet nga KosPress. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Lidhje të veçuara

  • HOME
  • KONTAKT
  • BLOG
  • PRIVANCY POLICY

Kategoritë kryesore

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Impressum

  • Botues: Kospress
  • Email-i i redaksisë: info@kospress.net
  • Adresa: Prishtinë
  • Tel: +383 (0) 44 141 594
KosPressKosPress
Follow US

© 2023 KosPress. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?