Një nga lojtarët që habiti shumicën e tifozëve për grumbulli min me Shqipërinë në Euro 2024 ishte Medon Berisha. Mesfushori 20-vjeçar u ftua nga Sylvinho dhe do të jetë gati për të kontribuar për skuadrën.
UEFA ka publikuar një listë ku përfshihen futbollistët më të rinjë që do të marrin pjesë në kompeticion. Aty është Berisha, apo edhe emra të tjerë si Sesko, Zaire, Emery apo edhe Ardon Jashari, që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën.
- Advertisement -
Me interes të madh pritet të shihet nëse Silvinjo do i mundësojë Berishës debutimin me kombëtaren e madhe në ndeshje zyrtare. Nëse diçka e tillë do të ndodhë, na mbetet të presim e të shohim.