Në ndeshjen çerekfinale të “Euro 2024” mes Gjermanisë dhe Spanjës më 5 korrik, ndodhi një incident mjaft i diskutueshëm. Pas një gjuajtjeje nga Musiala, topi goditi në krahun e Cucurella në zonën e rreptësisë spanjolle, megjithatë gjyqtarët zgjodhën të mos akordonin penallti.
Si rezultat, Spanja arriti të kalojë në gjysmëfinale, duke shënuar një gol në minutën e 119-të. Dy muaj e gjysmë më vonë, UEFA saktësoi një vendim në lidhje me ndeshjen, i cili nuk favorizoi “La Furia Roja”.
Sipas “Relevo”, media që ka pasur akses në dokumentet përkatëse të analizës së Komitetit të Arbitrave të UEFA-s, zbulohet se gjyqtarët kanë bërë gabim fatal në këtë ndeshje, duke përfshirë zyrtarët në fushë dhe ekipin e VAR-it.
“Sipas rekomandimeve të fundit të UEFA-s, kontakti me dorë i topit, që parandalon një goditje në portë, duhet të ndëshkohet më ashpër. Në shumicën e rasteve duhet të jepet penallti, përveç rasteve kur krahu i mbrojtësit është shumë afër trupit ose sipër tij.
- Advertisement -
Në këtë rast, mbrojtësi spanjoll e ndaloi goditjen drejt portës me një krah, që nuk ishte shumë afër trupit, por i hapur, ndaj duhej të ishte dhënë penallti”, – thuhet në shpjegimin e UEFA-s.
Sa për kujtesë: Spanja fitoi Kampionatin Europian 2024 duke mposhtur pas Spanjës edhe Francën (2-1) dhe Anglinë (2-1) në gjysmëfinale dhe finale. Kjo solli titullin e saj të katërt në Kampionatin Europian.
Gjermanët bërtisnin “vjedhje” për vendimin e Anthony Taylor (i mbështetur nga VAR) për të mos dhënë penalltinë. Pas disa kohësh zbulojmë se gjermanët kanë pasur gjithmonë të drejtë në pretendimet e tyre për këtë “vjedhje”.