Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Moldavisë me rezultatin 2-0, aty ku Jasir Asani dhe Nedim Bajrami arritën të shënonin 2 gola shumë të bukur.
Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.
Ky gol, është përzgjedhur nga UEFA si një nga golat më të bukur dhe është në garë me të tjerë për të zgjedhur më pas më të bukurin.
Golat që marrin pjesë në këtë garë, janë ai i Elif Elmas ndaj Ukrainës, goli i armenit Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvës në ndeshjen mes Portugalisë dhe Bosnje Hercegovinës.