Tronditet sot Brazili nga një tragjedi ku autobusi ku udhëtonte ekipi i futbollit bie nga ura dhe vdesin 4 lojtarë dhe trajneri i skuadrës.
Mes viktimave, janë edhe tre futbollistë të rinj që janë rikthyer në Rio de Zhaneiro pasi kishin fituar një turne futbolli.
Në autobuz udhëtonin gjithsej 33 persona duke përfshirë shoferin, katër të rritur nga bordi i Esporte Clube Vila Maria Elena, dhe ekipi i futbollit me 28 adoleshentë nga qyteti i Duque de Caxias.