Tri ndeshje, tri fitore. Barcelona furishëm e ka nis këtë sezon të garave në La Ligën spanjolle.
Katalonasit sonte në udhëtim mposhtën Rayo Vallecanon, me rezultat 1-2, sfidë kjo e luajtur në kuadër të javës së tretë në elitën spanjolle.
Të besuarit e Hansi Flick mundën Vallecanon me përmbysje duke arkëtuar edhe tri pikë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.
Fillimisht Lopez (9’), kalojë skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0.
- Advertisement -
Pas njëorë lojë, ishte Pedri, i cili barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë skuadrën e Barcelonës.
Sulmuesi Olmo (82’), i sapo futur në lojë, gjeti golin e fitores për Barcelonën e cila tani ka shtatë pikë aq sa ka edhe Villareal në pozitën e parë, kurse, Vallecano ka dy pikë me pak në pozitën e katërt.