Para dhe pas lënies së futbollit, Mesut Özil është tjetërsuar. Ish-futbollisti turko-gjerman është i fundit që i është bashkuar klubit të “billderëve” me vullnet të lirë.
Ish-lojtari i Real Madridit nga viti 2010 deri më 2013 ndau me më shumë se 28.1 milionë ndjekësit e tij në Instagram një imazh të “bustit” të tij muskuloz, të gdhendur në palestër.
“Një vit punë shumë e vështirë”, – ka shkruar ish-futbollisti 35-vjeçar, i cili zyrtarisht i “ka varur këpucët në gozhdë” më 22 mars 2023 për shkak të dëmtimeve.
Fotoja që tregon “six pack” (muskujt e barkut) dhe bicepsin e fuqishëm të ish-futbollistit ndërkombëtar, i cili luajti për Gjermaninë si kombëtare, por dhe Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahçe dhe Stamboll Basaksehir në rang klubesh, gjeneroi më shumë se 1.5 milion “pëlqime” në vetëm 15 orë.
- Advertisement -
Pas tërheqjes së tij nga futbolli, Özil i është përkushtuar me trup dhe shpirt kultivimit të trupit dhe përparimi i tij fizik është bërë “viral” në më shumë se një rast në rrjetet sociale.
Trajneri fizik Alper Aksaç është kryesisht përgjegjës për “mutacionin fizik” të lartpërmendur të Mesut Özil. Madje edhe Cristiano Ronaldos i bëri përshtypje transformimi fizik i Özil: “Vëlla, nuk je keq…