Gazetari i “The Guardian”, Jacob Steinberg, ka zbuluar një detaj tepër interesant në lidhje me akordin e arritur mes dy klubeve angleze.
Sipas Steinberg, në qoftë se Broja aktivizohet 10 ndeshje me fanellën e Fulhem, me një minutazh të caktuar, atëherë klubi i Fulhemit, do të shmangë pagesën prej 4 milionë paund të huazimit, në rast se shqiptari aktivizohet më pak se 10 ndeshje, atëherë Fulhem është i detyruar t’i paguajë Çelsit 4 milionë paund.