Granit Xhaka do të mbetet kapiten i Zvicrës. Këtë e ka konfirmuar përzgjedhësi i Zivrës, Murat Yakin të enjten në konferencën për media.
Pas Botërorit në Katar, pati debat të hapur nëse Xhaka meriton të mbetet kapiten i Zvicrës edhe në të ardhmen. Por, Yakin ka thënë se Xhaka është shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
“Jemi 100 % pas granitit. Ai është kapiteni im. Ai jep një shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Këto janë pritjet e mira nga një kapiten. Jam shumë i lumtur që e kam në skuadër”, ka thënë Yakin.