Harry Maguire nuk do të jetë më kapiten i Manchester United, kështu ka berë të ditur trajneri Ten Hag.
Mbrojtësi anglez, përmes një postimi në “Instagram”, konfirmoi se sot është informuar nga trajneri, Erik ten Hag, për këtë vendim jo të pritur për të.
30-vjeçari u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim, teksa falënderoi tifozët dhe ish-trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, që i kishte dhënë shirtin e kapitenit.
“Pas diskutimeve me trajnerin sot ai më ka informuar se do të ndryshojë kapiten. Ai më përshkroi arsyet e tij dhe ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën.
- Advertisement -
Kështu që doja të them një falenderim masiv për tifozët e Manchester United për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah.
Që nga dita kur mora rolin, tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj i madh të drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot. Është një nga nderimet më të mëdha në futbollin e klubeve. Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar Unitedin të jetë i suksesshëm – brenda dhe jashtë fushës.
Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që fillimisht më dha përgjegjësinë dhe i uroj kujtdo që ta marrë atë tani çdo sukses dhe ata do të kenë mbështetjen time të plotë”.