Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka dalë në konferencë për mediat, në prag të ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndaj Rumanisë, këtë të premte.
“Nesër kemi ndeshje shumë të rëndësishme përballë Rumanisë. Është kundërshtari ynë kryesor për kualifikimin. Rumania ka gjashtë pikë dhe për ne është e rëndësishme të fitojmë për të qenë ende në garë për objektivin final.”
Rashani mungon, Zhegrova në dyshim: “Kemi dy lojtarë me probleme fizike, njëri është jashtë zyrtarisht, tjetri ende nuk është mungesë e sigurt. Zhegrova ndoshta edhe mund të luajë. Është lojtar shumë i rëndësishëm. Pse s’i kemi zëvendësuar? Jemi në një periudhë pushimesh, nuk mund të marrim lojtarë të tjerë që janë me pushime në këtë moment.”
Zgjedhjet në mesfushë: “Nëse lojtarët e mesfushës nuk kanë pasur shumë minuta, kjo s’do të thotë që nuk janë stërvitur rregullisht. Do të tentojmë të përgatitemi sa më mirë dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura.”
- Advertisement -
Motivimi dhe presioni: Lojtarët e janë të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes dhe nuk duhet t’i vëmë nën presion. Duhet të kenë motivimin e duhur kur të futën në fushë dhe shpresoj ta fitojmë këtë ndeshje” – tha ai.