Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka pranuar se nuk kishte asgjë pozitive për Kosovën gjatë ndeshjes me Bjellorusinë, por është shprehur se ai ka reaguar gjatë ndeshjes.
Bjellorusia u ka dhënë goditje të madhe shpresave të Kosovës për Euro 2024, kur e ka mposhtur të hënën në Budapest me rezultat 2-1. Në tabelën e Grupit I me gjashtë skuadra e të cilën e kryeson Zvicra me dhjetë pikë, Kosova gjendet në pozitën e parafundit me tri pikë.
“Kemi tentuar t’i realizojmë qëllimet tona, të fitojmë ndeshjet dhe kishim po të njëjtat qëllime si në lojën e kaluar. Në futboll ne asnjëherë nuk kemi siguri se çka do të ndodhë. Unë kam folur gjatë ndeshjes. Është e vërtetë që s’ka pasur ndonjë gjë pozitive, por unë kam reaguar vazhdimisht. Do ia lëmë të ardhmes, të shohim se çfarë do të ndodhë”,