Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano, ka thënë se të arrish të shkosh në dy finale nuk është pak.
Fiorentina ndeshet të mërkurën me West Hamin në finale të Conference League. Kjo është finalja e dytë e Fiorentinës brenda sezonit. Finalen e parë skuadra e Fiorentinës e ka humbur në Kupën e Italisë kundër Interit.
“Të arrish dy finale në një sezon është e pabesueshme. E para përfundoi keq, por ne dolëm me kokën lart, ndaj nesër do të kemi të njëjtin shpirt. Ndihemi krenarë që luajmë për këtë trofe”, ka thënë ai. “Ne kemi atë që duhet për t’i shkaktuar probleme West Hamit, por në këto situata ju duhet gjithmonë edhe pak fat”.