Selektori i Republikës Çeke, Jaroslav Silhavy nuk do të jetë më trajner i kësaj Kombëtareje.
Lajmi është bërë i ditur pasi kjo Kombëtare e siguroi kualifikimin në Kampionat Evropian.
Silhavy e udhëhoqi Republikën Çeke drejt çerekfinales së Euro 2020, shkruan “Gazeta Express”.
Por, ai befasisht hoqi dorë nga kjo Kombëtare pasi e kualifikoi në Euro 2024 pas fitores së mbrëmshme ndaj Moldavisë me rezultat të pastër, 3:0.
- Advertisement -
Siç dihet, Çekia ishte në grup me Shqipërinë dhe përfundoi si e dyta në grup pas liderëve Kuqezi.
Sipas burimeve, presioni ndaj tij ishte enorm dhe kjo luajti rol në vendimin e tij. /Gazeta Express/