Pavarësisht se i udhëhoqi Tre Luanët në dy finale radhazi në EURO, kjo nuk i ka mjaftuar as atij, as federatës.
Ai ishte për tetë vjet në krye të Anglisë, ku pos dy finaleve në Evropian, numëron një çerekfinale dhe një gjysmëfinale në Kupën e Botës.
“Si anglez krenar, ka qenë nder i jetës sime të luaj për Anglinë dhe ta menaxhoj Anglinë”, ka thënë Southgate.
“Ka nënkuptuar gjithçka për mua, dhe i kam dhënë gjithçka”.
- Advertisement -
“Por, ka ardhur koha për ndryshim, dhe për një kapitull të ri. Po e lë rolin tim”.