Franco Foda ka një muaj që mori detyrën e timonierit të Kombëtares së Kosovës në futboll, për ta udhëhequr drejt shkrimit të një ngjarjeje historike.
Aventura e Fodës nisi të premten e javës së kaluar, me ndeshjen miqësore ndaj Armenisë, në Yerevan.
Gjermani e nisi hijshëm epokën nën Dardanët, duke korrur fitoren e parë në debutim.
Golin e parë nën drejtimin e tij e realizoi Milot Rashica, pas depertimit fantastik që bëri Edon Zhegrova në zhvillimin e aksionit, që u kurorëzua me gol.
- Advertisement -
Trajnerin gjerman fati nuk e përcjelli ndaj Hungarisë, ani se rastet e krijuara nga Dardanët nuk munguan, por nuk mjaftuan që të nxjerrnin një rezultat pozitiv.
Hungaria mposhti Kosovën të martën mbrëma me rezultat 2-0, në Pushkash Arena, përballje e cila u dominua nga Dardanët.
Në ndeshjet miqësore të qershorit, Kosova do të ballafaqohet me Norvegjinë dhe një tjetër pritet ta aranzhojë.
Në shtator, Foda do ta ketë testin serioz me Kombëtaren e Kosovës, duke nisur kampanjanë e Ligës së Kombeve në Ligën C.
Aty Kosova do të ketë punë me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë. /Klankosova.tv.