Franco Foda si duket do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në futboll.
Siç raporton drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, Foda ka arritur sot nga Vjena në Prishtinë.
Sadiku thotë se ai do të mbajë takim me zyrtarët e FFK-së për të finalizuar marrëveshjen.
Pozita e “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate.
- Advertisement -
Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.
Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.
Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo./Klankosova.tv.