Tottenhami nuk ka ndonjë plan të menjëhershëm për të shkarkuar Antonio Conten, por shefi i bordit të skuadrës, Daniel Levy thuhet se është i gatshëm që ta mendojë këtë gjë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Levy momentalisht e ka lënë në duart e stafit udhëheqës të klubit, i udhëhequr nga drejtori sportiv Fabio Paratici, për të trajtuar të ardhmen e pozitës së trajnerit të skuadrës.
Conte e pranoi vet se bordi i Tottenhamit mund ta shqyrtojë mundësinë për ta shkarkuar atë, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Milani, gjë kjo që nënkupton se koha e Tottenhamit pa trofe mund të vazhdojë edhe këtë seazon.