Mbështetësit e Paris Saint-Germain kanë mbajtur protesta në selinë e klubit dhe jashtë shtëpisë së Neymar, duke kërkuar dorëheqjen e bordit dhe duke kritikuar ashpër “lojtarët e mbivlerësuar”.
Një javë e trazuar për klubin e Ligue 1, i cili e pezulloi Lionel Messin për dy javë pas një udhëtimi të paautorizuar në Arabinë Saudite, si dhe një humbjeje në shtëpi ndaj Lorientit që ka ulur epërsinë e tyre në krye të tabelës.
Tifozët u filmuan të mërkurën duke brohoritur për dorëheqjen e bordit jashtë selisë së klubit, përpara se të shfaqeshin video të tjera që tregonin një grup të veçantë tifozësh që vizitonin shtëpinë e Neymar dhe i bënin thirrje që të largohej nga klubi.
Messi ishte gjithashtu objektiv i zhgënjimit me tifozët që brohoritnin për largimin e fituesit të Kupës së Botës, pasi së fundmi e kishin tallur në ndeshjet në shtëpi.
- Advertisement -
Ulstrasit pariesien nuk e kursyen Messin me ofendime të rënda “Messi, biri i Kur**s.
Një protestë e organizuar e rreth 400 mbështetësve u zhvillua në bazën e klubit, me tifozët që ndezën flakët dhe mbanin pankarta në shenjë proteste ndaj regjimit aktual.