Shqiptarët po presin me padurim shortin e datës 2 dhjetor, ku kuqezinjtë do mësojnë rivalët në Euro 2024. “The Sun” ka bërë një simulim të shortit, duke treguar kundërshtarët për çdo kombëtare.
Sa i takon ekipit të Sylvinho-s, në grupin B, nga vazo e parë do të “peshkojmë” një skuadër të madhe si Spanja. Gjithashtu, sipas asaj që shkruhet, nuk do shmanget dot përplasja direkte me Serbinë. Aty shihet edhe një kundërshtar deri diku i pranueshëm sa i takon nivelit, Sllovaki.
Spikat grupi D, ku Italia “gjen” Anglinë përsëri, ndërsa për t’u vlerësuar janë edhe Turqia me Skocinë. Në grupin E, Belgjika sfidon Hungarinë, Kroacinë dhe Zvicrën.
Grupet nga The Sun:
- Advertisement -
Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A
Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia
Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C
Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra
- Advertisement -
Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B