Mediet gjermane kanë raportuar sot se “Nationalmannschaft”-i luan takimin historik, të 1000 në total, përballë Ukrainës.
Ndeshja, e cila do të luhet më 12 qershor, do të zhvillohet në qytetin e Bremenit.
Të dy federatat kanë renë dakord që ky takim do të jetë një mundësi më shumë për shtetin e Ukrainës pasi të gjitha të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të vendin në fjalë për shkak të luftës nga agresioni rus.
Sa i përket anës sportive mësohet se muaji qershor do të jetë mjaft i rëndësishëm për Hansi Flick pasi pritet të eksperimentojë shumë lojtarë të rinj.